Wednesday, February 19, 2014

Hidrologjia ne Parkun Kombetare Shebenik Jabllanice [VIDEO]

VIDEO

Gurre zeza  KUSAR 
foto


Parku Kombetare Shebenik Jabllanice [VIDEO]




Hidrocentralet zaptojne parkun kombetare Shebenik Jabllanice


Ndertimi i Hidrocentraleve ne park shkelje e rende e ligjit

Në vazhdën e fushatave ndërgjegjësuese për të mbrojtur parkun Kombëtar Shebenikë –Jabllanicë nga një dyndje e frikshme e licencave që janë dhënë për HEC-e, rrjeti ECIM zhvilloi në datën 5.12.2013 një takim me prefektin e Qarkut Elbasan z. Arben Kamani. Ndonëse që nga viti nga viti 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave Parku u shpall zonë e mbrojtur, fatkeqësisht në realitet shikojmë që ai nuk është mbrojtur.

Rrjeti shprehu shqetësimin se është një dëm kolosal që po i shkaktohet natyrës dhe zhvillimit të turizmit në këtë park. Parku gëzon një status të veçantë pikërisht për bukuritë përrallore që të ofron, për larminë e biodiversitetit që i jep vlera unike këtij parku. Ndërsa në fakt këto burime po shfrytëzohen keqmas dhe jo në dobi të komunitetit.

Sipas z. Xhemal Mato “Parku Shebenikë Jabllanicë përbën shembullin më kritik dhe më të rëndë në tërë Shqipërinë sepse janë dhënë më shumë licenca për HEC-e se në çdo zonë tjetër. Ndërsa një HEC në vetvete mund të mos përbëj problem, pasi nga pikëpamja e vlerësimit mjedisor mund të jetë në rregull, disa HEC-e në një burim sjellin një efekt akumulativ, me pasoja tepër të dëmshme në bujqësi, biodiversitet dhe turizëm. Ky park është pasuria më e madhe e Librazhdit dhe është pikërisht ky park ai që do t’i sjelli realisht të ardhura banorëve të Librazhdit”.


Në këtë kuadër janë zhvilluar takime të ndryshme me komunitetin për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar mbi pasojat katastrofale që do të sjellë ndërtimi i rreth 85 HEC-eve në rrethin e Librazhdit. Ajo që është më shqetësuese është fakti se 45 licenca për HEC-e përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë, disa prej të cilave kanë filluar të ndërtohen. Komuniteti ka filluar të ndërgjegjësohet dhe të zgjohet duke zhvilluar protesta, pasi ka filluar që tani t’i ndjej pasojat e mungesës së ujit të pijshëm. Imagjinoni çdo të ndodh nëse do të ndërtohen të gjithë HEC-et?!

Pyetjes nëse komuniteti do të ketë më tepër dobi nga HEC-et apo zhvillimi turistik i zonës z. Mato u përgjigj: “Duhen bërë studime të integruara. Ndërtimi i HEC-eve është shumë i mirë për Shqipërinë por ruajtja e parkut natyror për këtë zonë është një pasuri dhe vlerë shumë më e madhe. Edhe turizmi edhe energjia janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, por duhet të jenë të ekuilibruara. Ky lloj zhvillimi i bazuar vetëm në energji nuk është i barazpeshuar dhe do të sjell ndikim në zhvillimin që do të ishte më i miri për këtë rajon, ruajtjen e kësaj pasurie për turizmin”.


Takimi u mbyll me shprehjen e një gadishmërie nga ana e prefektit të qarkut Elbasan z. Kamani për të bashkëpunuar me rrjetin “ECIM”. Kështu, me praninë edhe të prefektit, mbas disa ditësh do të zhvillohet një tjetër takim me kryetarët e komunave që përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë dhe zonave përreth tij.

Rrëqebulli nuk është më një legjendë por një banor i rregullt në Shqipëri

Në disa publikime të tjera por edhe nga kontakti që kemi me Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) e cila rreth 5 vjet që punon në një projekt të përbashkët me EURONATUR, organizatë mjedisore në Gjermani, ‘’Për rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit’’ janë fokusur në gjetjen e habitateve te kesaj kafshe interesante në hapësirën e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanice dhe në të gjithë rajonin malor të Shqipërisë veriore me anë të përdorimit të kamerave-kurth.
Riqebulli i ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006, PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij - Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.


Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15 - 20 individë në total dhe si i tillë është i klasifikuar si një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).

Gjithsesi, nga kërkimet ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale, sidomos në zonën e Steblevës, Librazhd.

Si rrjedhojë, ky është një nga rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tani pasi provon në mënyrë perfundimtare për praninë e rrëqebullit në vendin tonë dhe përbën një thirrje të fuqishme për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e tyre dhe të habitateve ku ata jetojnë.

Metodologjia e përdorur nga PPNEA për monitorimin e faunës në vend, ka në thelb përdorimin e pajisjeve të quajtura ‘’ kamerakurth”, me anë të të cilave u realizua dhe fotografimi i rrëqebullit të parë në vend.

Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor me rreze infra i cili dedekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes.

Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçme të vendosura në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kjo metodë, është një metodë jo-invazive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe abundancën e llojeve të ndryshme pa i shqetësuar ato.

Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Faunës së Egër (Nr. 10 006 / 2008) dhe Ligjit për Gjuetinë (Nr. 10 253 / 2010).

Rrëqebulli ka patur një mbrojtje të plotë ligjore në vend që prej vitit 1969. Ai klasifikohet në Listën e Kuqe të Shqipërisë (Urdhër nr. 146 / 2007) me statusin CR (i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje).

Rrëqebulli mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare, si Konventa e Bernës dhe Konventa Ndërkombëtare për Tregtinë e Specieve në Rrezik (CITES) të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Situata e rrëqebullit të Ballkanit është edhe më alarmante po të mendohet se ai përbën një popullatë dhe nënlloj (subspecie) më vete dhe të diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrëqebujve të tjerë nëpër botë. Kësisoj, ai ka vlera të mëdha për diversitetin biologjik dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe përbën një thesar të natyrës shqiptare.


Deri më tani jane evidentuar disa raste ne Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilat janë fotografuar nga këto kamera dhe që përbëjnë një vlerë mjaft të madhe ekologjike dhe interesante për vizitorët dhe studiuesit e ndryshëm. Janë bërë disa përpjkeje që të kapet një kafshe e tillë më shumë vlerë qe t’i instalohet ndonjë paisje GPS që të shikohet mënyra e lëvizjes së tij në këto hapsira por deri me tani nuk kemi ndonjë rast konkret . Specialistet e PPNEA, Aleksandër Trajçe dhe Bledi Hoxha në çdo kohë kontrollojnë kamerat e vendosura në shtigje të ndryshme ku gjejnë jo vetëm rreqebullin por edhe kafshë të tjera si Ariu, Dhelpra, Ujku, etj. por objekti kryesor i montimit të këtyre kamera është ‘’mbreti i kafshëve’’ në Shqipëri .

Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë me një sipërfaqe 33.900 ha pyje dhe kullota tashmë është në një fazë zhvillimi për vetë faktin se shfaq mjaft interes ne drejtim vlerave ekologjike,turistike si dhe interes per studiues dhe botues të ndryshëm. Rreth 2000 ha të këtij parku ka gjasa që të përfshihet në listën e UNESCO-s si vlerë trashëgimisë botërore .


Pergatiti : Ing.Fatmir Brazhda